Politike

Berisha: Samiti i 6 Dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale projektit të Ballkanit të Hapur

Berisha tha se Samiti është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike.

30 Nëntor 2022, 19:24 Nga F.M
Berisha: Samiti i 6 Dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një goditje ndaj projektit Ballkani i Hapur, Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë. Në një takim me demokratët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se Samiti është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike. Sipas Berishës, me këtë samit, Evropa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori i tyre dhe se s'mund ta përdorin për ambiciet e tyre.

Fjala e Berishës:

Të dashur, demokrate e demokratë të degës numër 5 të PD-së, së Tiranës, dhe demokratë të mbarë kryeqytetit dhe mbarë Shqipërisë. Të nderuar miq! Është një kënaqësi e veçantë të ju përshëndes sonte, të ju falënderoj me mirënjohje për praninë tuaj në këtë takim, në prag të një momenti historik për jo vetëm PD-në, por për shoqërinë shqiptare në tërësi. Momenti është i tillë, pasi në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera. Në këtë mënyrë, ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep një goditje fatale, për të mos thënë përfundimtare projektit të Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur, i mbështetur haptas nga Lavrov, por duhet të jemi të hapur e të themi të vërtetën, jo më pak nga Xhorxh Soros dhe pasaardhësi i tij, Aleksis që merr pjesë në çdo samit të kësaj nisme, ruso-serbe. Edhe në këtë kontekst, samiti është shumë i mirëpritur.

Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Në të njëjtën ditë, Opozita do të protestojë, pavarësisht se i mungon leja nga Policia e Shtetit. 

sali berisha samiti i be 6 dhjetor 2022 protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll