Politike

'Petro denoncoi Armando Subashin, derisa e mori Rama në telefon...'/ DEBAT mes Luan Baçit dhe Koçit, socialisti: Rendin e punëve e caktoj vetë...

Luan Baçi tha se e kishte vlerësuar denoncimin e socialistit, por shtoi se ky i fundit kishte ndalur pasi kryeministri Edi Rama ia kishte kërkuar me një telefonatë.

30 Nëntor 2022, 16:20 Nga k.m.
'Petro denoncoi Armando Subashin, derisa e mori Rama në
Petro Koçi dhe Luan Baçi

TIRANË- Debat mes Petro Koçit dhe deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçit lidhur me denoncimet që socialisti ka bërë lidhur me Bashkinë e Fierit. Të ftuar në emisionin "Zona Zero", Baçi tha se e kishte vlerësuar denoncimin e socialistit, por shtoi se ky i fundit kishte ndalur pasi kryeministri Edi Rama ia kishte kërkuar me një telefonatë. Ndërsa Koçi nguli këmbë se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. 

PJESË NGA BISEDA:

Luan Baçi: Petro Koçin e vlerësoj se denoncoi Armando Subashin, një nga personat më të korruptuar në Shqipëri. E morën në telefon dhe e la si çështje.

Petro Koçi: Në çdo qëndrim që kam mbajtur nuk ka ndodhur që të më marrë dikush në telefon. Nuk kam ndaluar asnjëherë. Rendin e punëve dhe të fjalëve e caktoj unë.

Luan Baçi: Të bësh fushatë për një kryetar bashkie për një njeri të korruptuar...

Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin, ku  fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Ky i fundit në një prononcim për mediat mohoi që Bashkia Fier të ishte vënë nën hetim nga SPAK, duke ia hedhur fajin mediave që sipas tij kishin spekuluar me deklarata e Koçit. 

luan baçi petro koçi

Sondazh

Poll