Aktualitet

Vidhet gjatë natës Posta në Berat, policia në kërkim të autorëve

Këtë e ka bërë të ditur Policia me anë të një njoftimi ku bën me dije se Posta nr 2 në lagjen 'Muzakaj' është vjedhur nga person/a ende të paidentifikuar. Shuma e vjedhur është 100 mijë lekë të vjetra. 

24 Nëntor 2022, 11:02 Nga e.k
Vidhet gjatë natës Posta në Berat, policia në kërkim
Policia Berat

BERAT- Posta e Beratit ka rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e djeshme. Këtë e ka bërë të ditur Policia me anë të një njoftimi ku bën me dije se Posta nr 2 në lagjen 'Muzakaj' është vjedhur nga person/a ende të paidentifikuar. Shuma e vjedhur është 100 mijë lekë të vjetra. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Berat/Informacion paraprak-Gjatë natës, në lagjen “Muzakaj”, Berat, shtetas ende të paidentifikuar, kanë vjedhur 10 000 lekë të rinj, në Zyrën Postare Nr.2. Vijon puna intensive për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

policia e beratit berat

Sondazh

Poll