Aktualitet

'Nuk dua të vdes në Shqipëri', i riu shqiptar kapet në Spanjë, nuk dëshiron të deportohet: Aty vriten njerëz çdo ditë

Atij i bëhet e ditur nga agjentja e emigracionit se duhet të kthehet në Shqipëri pasi nuk ka arsye që të qëndrojë apo të kërkojë azil. Ai shprehet i trishtuar dhe refuzon të kthehet duke treguar se në Shqipëri vriten njerëz çdo ditë dhe nuk do që të kthehet.

24 Nëntor 2022, 09:30 Nga e.k
'Nuk dua të vdes në Shqipëri', i riu shqiptar kapet
I riu shqiptar

TIRANË- Emigrimi i të rinjve në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar tashmë është kthyer në një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave botërore, institucioneve apo televizione të ndryshme. Ata emigrojnë për një jetë më të mirë, në kërkim të një të ardhme të re dhe një jetë të sigurt. Kjo është dhe historia e një të riu shqiptar, i cili është arrestuar në Madrit, Spanjë pa vulë Shengen dhe pritet të deportohet drejt vendit nga ku iku. 

Ai dërgohet në rajonin e Policisë ku dhe merret në pyetje nga efektivët e Policisë dhe të emigracionit. Me pranga në duar dhe me lot në sy ai mbase mund të jetë shembulli i asaj që kalojnë të rinjtë shqiptarë që ikin jashtë. Historia e tij u shfaq në ciklin e dokumentareve “To catch a smuggler” të National Geographic. Atij i bëhet e ditur nga agjentja e emigracionit se duhet të kthehet në Shqipëri pasi nuk ka arsye që të qëndrojë apo të kërkojë azil. Ai shprehet i trishtuar dhe refuzon të kthehet duke treguar se në Shqipëri vriten njerëz çdo ditë dhe nuk do që të kthehet. Një pjesë nga dokumentari është shpërndarë në Facebook nga gazetarja Erjona Rusi.

Pjesë nga biseda:

Agjentja e emigracionit: Do të deportohesh në Shqipëri

Djali: Po nëse nuk dua të kthehem

Agjentja e emigracionit: Deportimi në Shqipëri duhet të bëhet.

Djali: Nuk dua të kthehem, atje vriten njerëz çdo ditë. Nuk dua të vdes në Shqipëri. Nuk është vend i sigurt. Është e vërtetë, shiko në TV aty vriten njerëz çdo ditë. Çdo ditë vriten njerëz, çdo ditë. Jam i gatshëm të bëj gjithçka që të mos kthehem në Shqipëri.

spanje shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll