Aktualitet

FOTO/ Lagjia 'Nënë Tereza' në Lezhë e përmbytur, nxënësit ecin sipër kangjellave për të hyrë në shkollë

Bëhet fjalë për nxënësit e shkollës 'Nënë Tereza' në Lezhë, të cilët për t'u futur në mësim detyrohen të ngjiten dhe të ecin në kangjellat e shkollës pasi oborri dhe rruga janë të përmbytura nga uji. 

24 Nëntor 2022, 10:05 Nga e.k
FOTO/ Lagjia 'Nënë Tereza' në Lezhë e
Nxënësit e shkollë kalojnë sipër kangjellave për t'u futut në mësim

LEZHË- Situata e shkaktuar nga moti i keq dhe përmbytjet që përfshinë qytetin verior të Lezhës mbetet ende e rëndë. Kjo duket qartë edhe në foton që ka qarkulluar ditën e sotme në media dhe rrjetet sociale. Bëhet fjalë për nxënësit e shkollës në lagjen 'Nënë Tereza' në Lezhë, të cilët për t'u futur në mësim detyrohen të ngjiten dhe të ecin në kangjellat e shkollës pasi oborri dhe rruga janë të përmbytura nga uji. 

 

FOTO/ Lagjia 'Nënë Tereza' në Lezhë e
Nxënësit e shkollë kalojnë sipër kangjellave për t'u futut në mësim

Siç duket edhe në foto ata ecin në bordurat e shkollës dhe pastaj ngjiten në kangjella nga ku vazhdojnë 'rrugën' drejt derës së shkollës. Prindërit dhe nxënësit shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë situatë. Ata thonë se nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi. 

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

permbytet shqiperia 2022 lezhe

Sondazh

Poll