Aktualitet

Jetonte në gjendje të mjerueshme, gjendet e pajetë 60- vjeçarja në Elbasan (EMRI)

Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60- vjeçares.

24 Nëntor 2022, 11:05 Nga a.l
Jetonte në gjendje të mjerueshme, gjendet e pajetë 60-
Policia

ELBASAN- Dashamira Dokle 60 vjeç është gjendur e pajetë në banesën e saj në Elbasan. Mësohet se 60- vjeçarja jetonte në kushte të këqija ekonomike në lagjen "Kala". 

Shtëpia ku prej vitesh 60- vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e shkatërruar nga tërmeti, ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte. 

Policia ndodhet në vendngjarje pasi është telefonuar nga mbesa e të ndjerës. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60- vjeçares./ Dosja.al

dashamira dokle

Sondazh

Poll