Aktualitet

"Kërkoj drejtësi nga Kuvendi dhe SPAK"/ Fermeri proteston vetëm para Kuvendit: Miliona euro shkuan për oligarkë, firma fantazma

Ai shprehet se ka në pronësi 10 hektarë tokë dhe është shpallur fitues i fondeve, por nuk i është aprovuar.

24 Nëntor 2022, 11:11 Nga a.l
"Kërkoj drejtësi nga Kuvendi dhe SPAK"/ Fermeri proteston
Fermeri proteston para Kuvendit

TIRANË- Një fermer ka protestuar i vetëm para Kuvendit me pankartën në duar “Fermeri kërkon drejtësi nga Kuvendi dhe SPAK". Ai kërkon drejtësi për të gjithë fermerët, pasi sipas tij janë bërë abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Fermeri shprehet se ka në pronësi 10 hektarë tokë dhe është shpallur fitues i fondeve, por nuk i është aprovuar.

Unë kërkoj drejtësi për të gjithë fermerët për abuzimet që janë bërë nga fondet e Bashkimit Europian. Miliona euro shkuan për oligarkë, firma fantazma, që me firmën e ministres Frida janë abuzuar me miliona lekë. Unë fermer me 10 hektarë tokë, u shpalla fitues dhe nuk e aprovoj dot. Kërkoj nga BE që këto fonde që jepen falas këtu në Shqipërim, të ndërpriten. Këto para falas merren vetëm për oligarkët”- është shprehur fermeri para Kuvendit.

Në Kuvendin e sotëm po mbahet projekti i buxhetit të vitit 2023, ndërkohë që mënjesin e sotëm protestuan edhe pedagogët të cilët kërkuan plotësim të kërkesave./ Dosja.al

fermeri proteston para kuvendit

Sondazh

Poll