Aktualitet

Me pankarta në duar, pedagogët protestojnë para Kuvendit: Sot qeveria ka afatin e fundit për të plotësuar pikat e peticionit

Pavarësisht se shpresat janë të dobëta, pedagogët shprehen se do t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

24 Nëntor 2022, 10:16 Nga a.l
Me pankarta në duar, pedagogët protestojnë para Kuvendit: Sot
Protesta e pedagogëve

TIRANË- Teksa në Kuvendin e sotëm po mbahet projekti i buxhetit të vitit 2023, pedagogët kanë dalë me pankarta në duar duke protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata shprehen se sot qeveria ka afatin e fundit për të plotësuar pikat e peticionit, teksa theksojnë se 70% e tyre janë të paplotësuara. 

“Ne do të bëjmë punën tonë po se çdo të bëhet aty brenda e dinë ata. Sot qeveria ka afatin e fundit për të plotësuar pikat e peticionit. Pedagogët që morën pjesë në protestë po zevendësojnë orët. Protestat do i vazhdojmë se kemi 70% të kërkesave pa plotësuara”- shprehet një prej pedagogëve.

Pavarësisht se shpresat janë të dobëta, pedagogët shprehen se do t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

 “Sot e dimë që miratohet buxheti dhe kjo shpresojmë të sensibilizojë politikën dhe kërkesat kanë lidhje me biuxhetin e shtetit. Duke parë rrjedhën sesi ka shkuar pak shpresa kemi por ne do të bëjmë tonën deri në fund. Secili pdagog do gjejë kohën e vetë për të zevendësuar orët që munguan pasi ishin në protestë”- tha një tjetër.

Pedagogët i nisën protestat më 5 tetor, e që nga 17 tetori që përkon me nisjen e vitit të ri akademik, shumica e tyre kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata kanë 10 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50 %. Por qeveria ka vendosur t'ua rrisë vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë univeristetet. Rritjen deri tani e kanë kaluar; Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve./ Dosja.al

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll