Aktualitet

Kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Lefter Kokës

Koka kishte paraqitur një tjetër kërkesë pranë Apelit të Posaçëm ku kërkonte zbutjen e masës së sigurisë.

24 Nëntor 2022, 10:16 Nga e.k
Kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, Apeli i
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e  Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-mionistrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili kishte kërkuar zbutje të masës së sigurisë për shkak të probleme shëmndetësore. Koka kishte paraqitur një tjetër kërkesë pranë Apelit të Posaçëm ku kërkonte zbutjen e masës së sigurisë.

Ky vendim vjen në një kohë kur Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtuar akuza të reja për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, që tashmë ndodhen të dy pas hekurave për aferën e inceneratorëve.

Ish-ministri Lefter Koka, dyshohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ndërsa gjithashtu akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij. 

lefter koka gjkko spak

Sondazh

Poll