Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet pjesëtari i organizatës kriminale në Vlorë

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia italiane, pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale në Itali. 

24 Nëntor 2022, 09:59 Nga I.A
EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet pjesëtari i
Foto Ilustruese

VLORË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në pranga ka rënë Alfons Gjikaj. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia italiane, pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale në Itali. Gjikaj akuzohet për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.    

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane. Kapet në Vlorë dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim, si pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim ne shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë dhe me Interpol Tiranën, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

alfons gjikaj

Sondazh

Poll