Aktualitet

Me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 33- vjeçari në Gjirokastër 

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Road Guard 50", u arrestua K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

24 Nëntor 2022, 10:08 Nga a.l
Me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 33-
Policia

GJIROKASTËR-  Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirkosatër pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Road Guard 50", u arrestua K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit", Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit," njoftoi policia. Kapet në Vlorë 31 vjeçari në kërkim nga policia italiane si pjesë e një grupi kriminal droge Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular'", njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

emigrante te paligjshem ne gjirokaster

Sondazh

Poll