Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ Angoni: Situata e qetë, disa familje po kthehen në banesat e tyre! Rrugët janë të aksesueshme

Sipas saj ka një tërheqje të ujit nga sipërfaqet e përmbytura ndërsa disa nga familjet e evakuuara po kthehen në banesat e tyre. Angoni tha se të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të aksesueshme. Prefektja tha se në orët e para të mëngjesit situata në Obot u paraqit problematike pasi pati një rritje të prezencës së ujit por momentalisht situata është përmirësuar.

23 Nëntor 2022, 13:07 Nga e.k
Përmbytjet në Shkodër/ Angoni: Situata e qetë, disa familje
Majlinda Angoni

SHKODËR- Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ka folur rreth situatës momentale të përmbytjeve në këtë qark. Angoni tha se sot situata paraqitet e qetë dhe reshjet e shiut kanë pushuar. Sipas saj ka një tërheqje të ujit nga sipërfaqet e përmbytura ndërsa disa nga familjet e evakuuara po kthehen në banesat e tyre. Angoni tha se të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të aksesueshme. Prefektja tha se në orët e para të mëngjesit situata në Obot u paraqit problematike pasi pati një rritje të prezencës së ujit por momentalisht situata është përmirësuar.

“Situata në këto momente paraqitet e qetë. Reshjet e shiut sapo kanë pushuar. Kemi tërheqje të ujërave nga sipërfaqet e përmbytura. Familjet që janë evakuuar po kthehen në shtëpitë e tyre. Të gjitha akset rrugore janë të aksesueshme. Në orët e para të mëngjesit kishim një rritje të ujerave në Obot, por situata është përmirësuar”, tha Angoni.

Prefektja e Shkodrës u shpreh se ka pasur një rritje të nivelit të ujit në lumin e Bunës kjo për shkak të ujërave të ardhura nga Mali i Zi. Sa i përket situatës në Pukë dhe Fushë Arrëz, Angoni shprehet se ka pasur rrëshqitje dherash por situata është nën kontroll. Ndërkohë dy akset Tamarë dhe Bogë që më parë ishin të bllokuara tashmë janë të aksesueshme. 

“Kemi pasur një fryrje të lumit Kir që na ka shkaktuar përmbytjen e fshatit Kuç dhe Ajasmës. Më këto prurje është e pamundur që të mos kemi hapje të portave të HEC-eve”, shtoi Angoni.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

permbytet shqiperia 2022 shkoder majlinda angoni

Sondazh

Poll