Aktualitet

Tërmeti u shkatërroi banesën, familja Kela në Shkodër jeton mes erës dhe shiut: Ujin e heqim me kova

Tërmeti i vitit 2019 ka lënë pasoja në këtë banesë dhe tashmë reshjet e shiut e bëjnë të pabanueshme.

23 Nëntor 2022, 12:50 Nga I.A
Tërmeti u shkatërroi banesën, familja Kela në Shkodër
Foto Ilustruese

SHKODËR- Familja Kela në lagjen “Guerrile” në qytetin e Shkodrës jeton në kushte ekstreme pasi tërmeti i 2019 u ka shkaktuar dëme të mëdha. Tërmeti i vitit 2019 ka lënë pasoja në këtë banesë dhe tashmë reshjet e shiut e bëjnë të pabanueshme. Kryefamiljarja Sabrije Kela për Fax News ka bërë apel për ndërhyrje pasi nuk mund të jetohet në këtë banesë, sidomos në stinën e dimrit, ku shiu hyn brenda.

“Problemi i familjes sonë që nga tërmeti kemi pasur dëmrtime, kanë ardh komisioni, me këshillin e lagjes ma kanë nxjerr shtëpinë jashtë përdorimit, më kanë nxjerr edhe nga shtëpia, dhe më cuan në një konvikt se do rregullohej shtëpia, që atëherë nuk ka ardhur askush, kamë bërë ankesa dhe më kanë thënë që nuk ka ardhur gjë nga Tirana.Po e heqim ujin me kova. Ka rënë një pjesë catie dhe bashkia po pati mundësi të në ndihmojë”, u shpreh ajo.

Tërmeti u shkatërroi banesën, familja Kela në Shkodër
Sabrije Kela

Kjo lagje ndodhet brenda qytetit të Shkodrës, por nuk ka pasur asnjë reagim nga pushteti lokal, pavarësisht kërkesave.

sabrije kela

Sondazh

Poll