Aktualitet

FOTO/ Reshjet e dendura të shiut në Kolonjë, tre banesa rrezikojnë përmbytjen nga përroi

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në fshatin Qafzez të bashkisë Kolonjë 3 shtëpi rrezikonin të përmbyteshin pasi përroi që kalon në mes të fshatit doli nga shtrati. 

23 Nëntor 2022, 12:20 Nga e.k
FOTO/ Reshjet e dendura të shiut në Kolonjë, tre banesa
Përroi del nga shtrati

KOLONJË- Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë probleme dhe në Kolonjë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në fshatin Qafzez të bashkisë Kolonjë 3 shtëpi rrezikonin të përmbyteshin pasi përroi që kalon në mes të fshatit doli nga shtrati. 

FOTO/ Reshjet e dendura të shiut në Kolonjë, tre banesa
Përroi del nga shtrati

Raportohet se pritet të ndërhyhet me fadromë për pastrimin e përroit. Reshjet e shiut për oak minuta janë shoqërua dhe me breshër të fortë.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Dhe në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

permbytet shqiperia 2022 kolonjë

Sondazh

Poll