Aktualitet

Ndodh çudia në Greqi, shtyllat e tensionit vendosen në mes të rrugës (FOTO)

Këtë projekt mediat greke e quajnë një "kurth për vdekje" për shoferët të cilët do të duhet të kalojnë në këtë zonë. 

23 Nëntor 2022, 12:45 Nga a.l
Ndodh çudia në Greqi, shtyllat e tensionit vendosen në mes
shtylla tensioni në Greqi

GREQI- Disa foto janë bërë virale në Greqi, ku shihet se disa shtylla tensioni janë vendosur në mes të rrugës. Sipas mediave lokale, ky është një projekst i bashkisë së Ildës në Greqi në rrugën e fabrikës së përpunimit në Triantafyllia. Këtë projekt mediat greke e quajnë një "kurth për vdekje" për shoferët të cilët do të duhet të kalojnë në këtë zonë. 

Ndërsa nuk dihet ende nëse do do të ketë përgjegjës për këtë projhekt që do të përballet me hetime dhe akuza nga prokuroria e zonës. 

"Nëse një makinë i bie një shoferi që nuk e di se ekziston ky kurth i vdekjes, a do të ulet në stolin e të pandehurit një nga përgjegjësit e bashkisë Elis? Secili bën çfarë të mundet me tolerancën e shtetit në komunën e Elisit? Dhe asgjë tjetër, por në parazgjedhje kryebashkiaku do të dalë në ballkone dhe do të thotë se i ka bërë një rrugë aeroportit Triantafyllias!!", shkruajnë mediat greke. 

Ndodh çudia në Greqi, shtyllat e tensionit vendosen në mes
shtylla tensioni

Ndërkohë edhe banorët nuk janë aspak dakord me këtë punë të bërë nga bashkia./ Dosja.al

shtylla tensioni ne greqi

Sondazh

Poll