Aktualitet

Përshtati lokalin për skedina, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

Në momentin e arrestimit iu sekuestruan dhe dy celularët që i përdorte për këtë aktivitet. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

23 Nëntor 2022, 12:13 Nga e.k
Përshtati lokalin për skedina, arrestohet 47-vjeçari në
Telefonat e sekuestruar

DURRËS- Një 47-vjeçar i identifikuar me inicialet F.Sh ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohet se kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij për organizimin e lojërave të fatit. 47-vjeçari banues në lagjen 15 në Durrës tashmë do të përballet me akuzën e 'Organizmit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin'. Në momentin e arrestimit iu sekuestruan dhe dy celularët që i përdorte për këtë aktivitet. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinte baste sportive, nëpërmjet celularit, në lokalin në pronësi të tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:

-F. Sh., 47 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin". 47-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll