Aktualitet

Përmbytjet në vend, Peleshi: Reshjet po zhvendosen drejt Jugut, problematikë mbeten rezervuaret

Peleshi bëri bilancin e deritanishëm për përmbytjet në vend. Ai pranoi se problematika e vetme janë rezervuaret. 

23 Nëntor 2022, 12:49 Nga A.B
Përmbytjet në vend, Peleshi: Reshjet po zhvendosen drejt Jugut,
Niko Peleshi

TIRANË-Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se reshjet janë duke u zhvendosur nga Veriu në Jug. Në daljen për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi bëri bilancin e deritanishëm për përmbytjet në vend. Ai pranoi se problematika e vetme janë rezervuaret. 

'Nuk ka lidhje me vendimarrjen, dua të informoj, reshjet kanë vazhduar me një intensitet mesatar. Problematika e përmbytjeve është ende prezente, ka akoma sipërfaqe nën ujë, në Shkodër zonat më të prekura janë Djac, Obot e të tjera, janë evakuuar 22 familje. Nuk ka asnjë banesë me prezencë uji. Në Lezhë, më te prekura janë 3 njësi, 4 banesa kanë prezencë uji. Po monitorojmë sitiatën dhe në jug, në lumin Vjosë, se reshjet po zhvendosen në Jug. Po punohet me intensitet. Kemi situatë drejt normalizimit të shpejtë në Durrës. Forcat e angazhuara është 640, 500 forca zjarrëfikëse. Nuk ka akse të bllokuara, ka pasur vetëm inerte në Kardhiq-Delvinë. Në akset dytësore sa kohë ka reshje ka dhe rrezikshmëri. Problematikë mbeten rezervuaret, janë rreth 600, pjesa dërrmuese u është transferuar bashkive, ka pasur pak fonde të alokuara. Bashkitë duhet të hartojnë buxhetete. Në hidrocentralin e Komanit nuk ka më shkarkime. '- tha Peleshi. 

 

niko peleshi permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll