Aktualitet

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ul dënimin nga 20 në 8 vite burg për Klajdi Shundin

34-vjeçari në gjendje të dehur goditi me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, 42 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. 

23 Nëntor 2022, 12:34 Nga a.l
Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ul dënimin
Klajdi Shundi

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 8 vite burg Klajdi Shundi pasi akuzohet se vrau kunatin e tij Vladimir Zvezhda natën e Vitit të Ri më 1 janar 2021, në lagjen "5 Maji" në Tiranë. Apeli deklaron se nuk është një vrasje me dashje, por e ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikike, duke e dënuar përfundimisht me 8 vite burg. Më herët Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e dënoi Shundin me 20 vite burg, por Apeli vendosi përfundimisht dënimin me 8 vite burg pasi dyshohet se krimi ndodhi pas dhunës së viktimës ndaj motrës së autorit.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, më 1 janar të vitit 2021, rreth orës 03:45. 34-vjeçari në gjendje të dehur goditi me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, 42 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Sherri filloi për mikpritjen. Sipas dëshmisë së shokut të Klajdi Shundit, i cili ishte prezent në ngjarje, sherri ka nisur për arsye banale. Dy “protagonistët” e konfliktit janë zënë se kush janë më mikpritës, Korça apo Pogradeci. Shundi i ka kërkuar Vladimirit që të mos e ngrejë zërin në shtëpinë e tij. Më pas kanë dalë jashtë dhe çështja është agravuar deri në atë pikë që ka ndodhur vrasja, dhe autori e qëlloi me thikën e bukës./ Dosja.al

klajdi shundi vladimir zvezhda

Sondazh

Poll