Aktualitet

Dy godina do rikonstruktohen, studentët nxirren nga godinat e Qytet Studentit

Studentët duke folur për mediat kanë deklaruar se nuk janë kundër riskonstruktimit por kanë kërkuar që tu sigurohet një vendstrehim

23 Nëntor 2022, 12:21 Nga I.A
Dy godina do rikonstruktohen, studentët nxirren nga godinat e Qytet
Studentet

TIRANË- Disa studentë janë nxjerrë nga dy konvikte në Qytet Student për po rikonstruktohen. Drejtoria ka urdhëruar rreth 200 studentë të largohen deri në 30 nëntor nga konvikti, për shkak të restaurimit të godinave por pa iu siguruar vend strehimi tjetër.

Përkatësisht nga QS, po nxierren studentët e  Konvikteve nr. 14 dhe nr. 4. Studentët duke folur për mediat kanë deklaruar se nuk janë kundër riskonstruktimit por kanë kërkuar që tu sigurohet një vendstrehim.

"Ne kërkojmë që të na sigurojnë vendin ku ne do jetojmë. Shtëpitë me qira janë shumë të shtrenja dhe nuk përballohen dot," tha sudenti.

tubim ne qytet student studentet largohen nga dy godina

Sondazh

Poll