Aktualitet

Përmbytjet në Kuç, banori: Qeveria të vërë dorën në zemër, dëmet në bujqësi të papërshkrueshme

Banori Ahmet Meti më tej shton se kjo përmbytje pavarësisht se u ndodh çdo ditë i kapi në befasi, gjë që i kufizoi për t’i bërë ballë përmbytjeve.

23 Nëntor 2022, 12:21 Nga I.A
Përmbytjet në Kuç, banori: Qeveria të vërë
Ahmet Meti

SHKODËR- Bënorët e fshatit Kuç në Shkodër janë shprehur se qeveria duhet të vërë dorën në zemër dhe t'i ndihmojë për përmbytjet. Duke folur për Report Tv, banori Ahmet Meti më tej shton se kjo përmbytje pavarësisht se u ndodh çdo ditë i kapi në befasi, gjë që i kufizoi për t’i bërë ballë përmbytjeve. Edhe pse aktualisht në Shkodër nuk ka shtëpi nën ujë, banori thotë se dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme.

“Të vënë dorën në zemër dhe t’i shohin vetë. Sikur të ishte një përmbytje e parapritur do i bënim ballë por s’na premtoi koha të bënim asgjë. Shumë, familje janë përmbytur por dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme. Bagëtia nën ujë, çdo gjë. Duhet të jemi realist,” tha Meti.

Më probematike nga përmbytjet vijojnë të jenë qarku i Shkodrës edhe Lezhës ku ka ende të prezencë të ujit nëpër banesa. Në Lezhë vijojnë ende reshjet e shiut, ndërsa më e qetë paraqitet situata në Shkodër. Në Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 1435 Ha.

ahmet meti permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll