Aktualitet

I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Bllakon, Apeli vendos nesër

SPAK i është drejtuar gjykatës me kerkesë për një masë siguri ndaj Bllakos 2 javë më parë.

23 Nëntor 2022, 12:12 Nga A.B
I akuzuar për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon masë të
Alqi Bllako

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. SPAK i është drejtuar gjykatës me kerkesë për një masë siguri ndaj Bllakos 2 javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK. Mirëpo ky vendim është ankimuar, duke iu drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.

Nesër Apeli do dalë me një vendim nëse do miratojë kërkesën e SPAK për një masë më të butë sigurie apo jo ndaj Bllakos.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

inceneratori i elbasanit alqi bllako

Sondazh

Poll