Aktualitet

Të rinjtë janë larguar të gjithë, Berati pa forcë punëtore për vjeljen e ullinjve

Kjo ka sjellë edhe mungesë punëtorësh në sezonin e vjeljes së ullinjëve në Berat dhe shumë prej tyre po i lënë ullinjtë pa vjelë në mungesë të pamundësisë fizike.

23 Nëntor 2022, 12:00 Nga Izmir Akulli
Të rinjtë janë larguar të gjithë, Berati pa forcë
Foto Ilustruese

BERAT- Kryeqendra e ullinjve në Shqipëri, Berati ka mbetur pa forcë punëtore. Duke qenë se sezoni për vjeljen e ullinjve dhe përpunimit të tij në vaj është në mes, fermerët në fshatrat e Beratit po vuajnë për të gjetur forcë punëtore. 

Duke qenë se të rinjtë kanë emigruar jashtë vendit, fshatrat e Beratit kanë mbetur 'fantazmë' vetëm me moshën e tretë që nuk janë larguar që andej. Kjo ka sjellë edhe mungesë punëtorësh në sezonin e vjeljes së ullinjve në Berat dhe shumë prej tyre po i lënë ullinjtë pa vjelë në mungesë të pamundësisë fizike. 

Po ashtu edhe mungesa e tregur për shitjen e vajit ka sjellë demoralizim te fermerët, të cilët nuk po arrijnë të shesin ullinjtë dhe nënproduktet e tij. 

mungese punetoresh ne berat

Sondazh

Poll