Aktualitet

Pëson arrest kardiak, mbytet në plazhin e Golemit turistja sllovake

2 Shtator 2019, 14:23 Nga DOSJA
Pëson arrest kardiak, mbytet në plazhin e Golemit turistja sllovake

Durrës- Një orë më parë u nxorr e pajetë nga plazhi i Golemit  një turiste sllovake e moshës 86-vjeçare e quajtur Apolonia Sholtysova nga qyteti Kezmarok i Sllovakisë. Dyshohet se ajo ka pësuar një arrest kardiak kur ka hyrë në ujë.

Sipas familjareve ajo vuante nga zemra dhe para disa kohesh i ishte vendosur një aparat. Dosja.al mëson se ambulanca ka mbërritur pas  50 minutash në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

Një tjetër 78-vjeçar është mbytur sot në plazhin e Golemit. Burime nga vendi i ngjajres bënë me dije se viktima është identifikuar si Besnik Marlika nga qyteti i Krujës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apolonia sholtysova mbytet turistja në durrës apolonia sholtysova mbytet turistja në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 11:30

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime...