Aktualitet

2 Shtator 2019, 11:30 Nga DOSJA

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al se autorët që kanë kryer këtë sulm janë profesionistë dhe se dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Autorët e kanë qëlluar shënjestrën me 1 plumb, në 70 metra largësi nga makina. Gëzhoja ka rënë brenda makinës, prandaj s’ka gjurmë armësh. Ai ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij, me gruan dhe fëmijën.

Ndërkohë që sipas informacioneve të para, makina ka qenë më targa të falsifikuara. Ish-mësuesi i Fiskulturës, dyshohet se është i përfshirë në aktivitet kriminal brenda qytetit të Vlorës. Pista kryesore e hetimit është se ai është tentuar të eleminohet nga përplasja mes bandave.

Një atentat me pasojë plagosjen e një 36-vjeçari ndodhi pak ditë më parë në Vlorë. Elius Thartori ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është qëlluar teksa ishte duke qëndruar në ballkon. Thartori, i skeduar nga Policia. Ditën që ndodhi ngjarja, Thartori u justifikua duke thënë: Më plasi telefoni teksa e kisha në vesh.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat mesuesit ne vlore elius thartori atentat mesuesit ne vlore elius thartori

Sondazh

Poll