Aktualitet

Vrau babain me sëpatë, arrestohet Arjan Shahaj, po hipte në një fugon në Levan, iu bëri rezistencë policëve

2 Shtator 2019, 11:33 Nga DOSJA
Vrau babain me sëpatë, arrestohet Arjan Shahaj, po hipte në

MEMALIAJ- Arrestohet Arjan Shahaj, 35 vjeç, djali që akuzohet se vrau babain me sëpatë në fshatin Shalë në Memaliaj. Ai u kap teksa po largohej nga fshati Levan në Tepelenë. Shahaj po hipte në një furgon për t’u larguar në momentin kur 7 policë, e kanë zbuluar. I riu ka bërë rezistencë dhe ka kundërshtuar policët gjatë arrestimit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj, ku Arjan Shahaj vrau me sëpatë pas një sherri verbal, babain e tij 77-vjeçar Ilijaz Shahaj. Babë e bir ishin duke përpunuar bimë medicinale, në momentin kur janë konfliktuar. Pas vrasjes, i riu u largua deri në arrestim. Shahaj, i dënuar me 8 vite burg për plagosje.

NJOFTIMI I POLICISË

Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj.

Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëhërë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 11:30

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime...