Aktualitet

Sarandë/ Gjendet i vdekur vëllai “Gert Gjeneralit”, vrasësit të Naim Zyberit (EMRI)

2 Shtator 2019, 13:25 Nga DOSJA
Sarandë/ Gjendet i vdekur vëllai “Gert Gjeneralit”,

Sarandë- Mesditën e sotme është gjetur i pajetë në një banesë në Lukovë të Sarandës, vëllai i vrasësit të Naim Zyberit, Uliks Gjinarari. Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale. Viktima është vëllai i Gert Gjinarait, i cili më 1997 vrau në Itali Naim Zyberin. Ende nuk dihen shumë detaje për ngjarjen e sotme.

Në shkurt të këtij viti u lirua nga burgu Gert Gjinarari i cili është i njohur nga të gjithë se  “Gert Gjenerali”.  Gjinarari ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, por gjykata e Korçës e liroi me kusht më 14 shkurt, pasi i pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

 

 

Vrasja e Naim Zyberit:

Pas hapjes së demokracisë Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë, Gaz Muçës. Po kështu Zyberi është cilësuar një nga  atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Në këtë spital ai u vra nga Gert Gjinarari, ku u qëlloi aty për vdekje me dy plumba. Ai u vra më 6 gusht të vitit 1997 nga një atentat i organizuar nga tre persona ku qitësi ishte Gjinarari.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gert gjennerali gjendet i vdekur uliks gjenerali naim zyberi gert gjennerali gjendet i vdekur uliks gjenerali naim zyberi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 11:30

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime...