Aktualitet

“Mbani frymën njerëz”, Artan Hoxha tregon skenarin për “Dosjen 184”, porosia për dy prokurorët

2 Shtator 2019, 14:17 Nga DOSJA
“Mbani frymën njerëz”, Artan Hoxha tregon skenarin

Tiranë- Pasi kaloi çështja nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te prokuroria e Dibrës për dosjen 184, ku u caktuan edhe dy prokurorët e kësaj çështje ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha.

Hoxha shprehet se qëllimi është për asgjësuar përgjimet dhe se prokurorët e rinj  nuk do të duhet të ecin në rrugë të pashkelura. Sipas tij fillimisht do të asgjësohen përgjimet dhe dosja do të mbyllet, plani do të realizohet dhe ‘bablokët’ do të shpëtojnë.

“Prandaj, o burra luani duart, asgjesoni pergjimet si te 978-ta, ne mos i kane asgjesuar ata koleget tuaj “te rende” ne Tirane.  Gjeni nja dy cironka lumi dhe ngordhini ne burg.
Me kaq dosja mbyllet, plani realizohet, dhe per “babloket” …..jeta vazhdon.”, shprehet ai. 

Reagimi i plotë:

Mbani frymen njerez….
Nga sot, Rifati dhe Belina jane urdheruar te hetojne dosjen 184, qe nuk e ka hetuar dot per 3 vite me radhe nje “hale” me prokurore te Prokurorise se Krimeve te Renda…
Madje, ATA te krimeve te renda, kane vendosur se dosja 184 ka vetem “krime te lehta” qe duhet ti hetojne prokuroret e “lehte” te Peshkopise. Edhe pse pas transkriptimeve te CD-ve me pergjime duhet nje kamion nga ata te Bulqizes qe transportojne krom, per ta derguar fashikullin e dosjes 184 nga Tirana drejt Peshkopise….
Prandaj Rifat dhe Belina, kurajo…beni si te beni.
Pas 5 ditesh mbushen plot tre vite nga momenti kur kjo dosje u protokollua me numrin 184 ne rregjistrin e prokurorise dhe prokurori Gentian Trenova urdheroi pergjimet e specialisteve te “termetit” te votave ne Diber. Por edhe Gentianin vet e ka fshire tashme “termeti” vetingut.
Prokurore “te lehte” te Dibres, mbase nuk ka nevoje te ecni ne rruge te pashkelura, pasi prokuroret “e rende” te Tiranes, e kane krijuar tashme precedentin.
E mbani mend cfare ju kam treguar per dosjen e famshme 978, qe nisi si hetim per pastrim parash ne shuma te medha dhe rastesisht kapi ne pergjim peshkaqene qe blene mandate deputetesh me shuma te majme prej 200 mije eurosh.
Pasi dosja u pushua dy here nga prokuroria, gjykata urdheroi asgjesimin e pergjimeve dhe zhdukjen e provave ku kishte ngelur zeri i peshkaqenit dhe lidhjeve kriminalo-mediatike te tij.
Por kur zullumi nuk mbulohej dot me vendime pushimi te hetimeve, u vendos rihapja per here te trete dhe arrestimi i cironkes qe kishte mbetur ne rrjet. Provat per te kishin harruar ti “fshihnin”.
Me pas cironka u denua ne menyre shembullore sikur te ishte peshkaqeni vet, dhe po kalbet ende qelive te burgjeve ndersa i kane sekuestruar dhe pensionin e plakes.
Prandaj, o burra luani duart, asgjesoni pergjimet si te 978-ta, ne mos i kane asgjesuar ata koleget tuaj “te rende” ne Tirane.
Gjeni nja dy cironka lumi dhe ngordhini ne burg.
Me kaq dosja mbyllet, plani realizohet, dhe per “babloket” …..jeta vazhdon.

Çfarë është dosja 184?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionar të PS të përfshirë në këtë çështje.

Në muajin qershor gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuoris, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjeshme në Dibër në vitin 2016.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha dosja 184 dosja 184 ne diber kalimi i dosjes 184 ne diber artan hoxha dosja 184 dosja 184 ne diber kalimi i dosjes 184 ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 11:30

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime...