Aktualitet

Aksident në Thumanë, përplasen dy mjete, 3 të plagosur drejt Traumës (Video)

2 Shtator 2019, 12:13 Nga DOSJA
Aksident në Thumanë, përplasen dy mjete, 3 të plagosur drejt

KRUJË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Thumanë. Sipas burimeve paraprake, mësohet se dy mjete janë përfshirë në aksident, ndërsa njëra makinave siç duket edhe në video, është përmbysur në rrugë.

Deri më tani raportohet të paktën për 4 të plagosur, ku 3 prej tyre në gjendje të rëndë, janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak:

Fushë – Krujë

Me date 02.09.2019,  në aksin rrugor Laç –  Fushë  Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të  Thumanës  automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S.I.,   është përplasur me një mjet  tip Volksvagen.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i automjetit tip Ford, shtetasi S.I., dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, shtetasi U.D., të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te plagosur aksident ne thumane aksident rrugor spitali i traumes 4 te plagosur aksident ne thumane aksident rrugor spitali i traumes

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 11:30

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime...