Aktualitet

Caktohen prokurorët që do hetojnë dosjen 184 në Dibër (EMRAT)

2 Shtator 2019, 11:15 Nga DOSJA
Caktohen prokurorët që do hetojnë dosjen 184 në Dibër

TIRANË- Mes shumë përplasjeve dosja 184, e cila do hetonte dyshimet për manipulimin dhe blerjven e votive gjatjë zgjedhje të pjesshme në Dibër, ka kaluar në Prokurorinë e këtij qytetit. Kalimi i dosjes është bërë që në muajin korrik, nga prokurori i çështjes tek Krimet e Rëdna, Klodian Braho.

Sot janë mësuar dy prokurorët e tjerë që kanë marrë në shqyrtim këtë dosje në prokuorirnë e Dibrës. Sipas informacioneve ata janë Rifat Kojku dhe Belina Dibra. Tashmë një nga dosjet më të bujshme dhe më volminoze do të jenë në duart e këtyre prokuororëve.

Por si kaloi dosja 184 në Dibër?

Kalimi i dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës çoi në përplasje mes tyre. Shkak u bë vendimi i Prokurorit të çështjes Klodian Braho për të shpallur “moskompetencën” për procedimin penal të nisur që prej tre vjetësh, pasi më parë ka ndryshuar cilësimin juridik të një prej veprave penale për të cilat është rregjistruar ky procedimi atë të “Grup i strukturuar kriminal”, në “Bashkëpunim të thjeshtë”.

Prokuroria e Dibrës ka kundërshtuar kalimin e dosjes pranë saj, dhe në kushtet e kësaj përplasjeje, ka qenë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku e cila ka marrë vendimin përfundimtar. Marku dha para disa ditësh një shpjegim të gjatë të situatës së krijuar. Një nga arsyet e kundërshtimin nga Prokuroria e Dibrës ka qenë se “prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik”.

Por sipas kryeprokurores “nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo”. Por zonja Marku saktëson se ajo vetë “nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes”.

Çfarë është dosja 184?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionar të PS të përfshirë në këtë çështje.

Në muajin qershor gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuoris, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjeshme në Dibër në vitin 2016.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belinda dibra dosja 184 ne diber kalimi i dosjes 184 ne diber rifat kojku belinda dibra dosja 184 ne diber kalimi i dosjes 184 ne diber rifat kojku

Sondazh

Poll