Aktualitet

I dha energji elektrike të afërmes, një ditë pas arrestimit lirohet nga burgu ish-kreu i LSI-së në Gjirokastër

2 Shtator 2019, 12:12 Nga DOSJA
I dha energji elektrike të afërmes, një ditë pas arrestimit

Gjirokastër– Lirohet nga burgu ish-Drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, Armand Mamani, në Gjirokastër,i cili u arrestua një ditë më parë pasi u akuzua për ‘shpërdorim detyre’.

Dosja.al mëson se gjykatësja Blerta Cibuku mori parasysh kërkesen e Prokurorit Bahiti për “detyrim paraqitjeje”.

Një ditë më parë u arrestua ish-drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër. Armand Mamani. Mamani u arrestua në flagrancë, pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

Mësohet se Mamani i kishte dhënë energji të afërmes së tij, Violeta Bahollit nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut. Më herët Armand Mamani ka qenë kreu i LSI-së në Gjirokastër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand mamani arrestohet ish drejtori i bashkise armand mamani arrestohet ish drejtori i bashkise

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 11:30

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime...