Aktualitet

I veshur sport me pranga në duar, pamje nga arrestimi i 35-vjeçarit që vrau të atin (VD)

2 Shtator 2019, 13:06 Nga DOSJA
I veshur sport me pranga në duar, pamje nga arrestimi i 35-vjeçarit

Memaliaj: Me prangat në duar, i veshur me bluzë të kuqe, pantallona të shkurta dhe atlete, kështu është arrestuar nga policia Arjan Shahaj 35 vjeç, i cili vrau babain e tij me sëpatë në banesë.

Dosja.al sjell momentet e arrestimit të 35-vjeçarit, cili vrau të atin Ilijaz Shahaj pas një sherri verbal. Ai u arrestua nga policia në Levan të Fierit 3 orë pasi kreu krimin e rëndë. 

Mësohet se djali e ka qëlluar babain 2 herë me sëpatë në kokë, teksa po përpunonin bimë medicinale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që pasi e ka goditur, në banesën e të dyve ka shkuar kryeplaku i fshatit, i cili më pas ka njoftuar policinë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan shahaj djali vret babain krim ne familje momenti i arrestimit të shehajt arjan shahaj djali vret babain krim ne familje momenti i arrestimit të shehajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 11:30

VLORË- Dalin detaje të reja për atentatin me armë zjarri që iu bë ish-mësuesit të fiskulturës, Elius Thartori tri netë më parë në qytetin bregdetar. Burime...