Aktualitet

Mbytet i moshuari në plazhin e Shëngjinit, dyshohet se ka pësuar atak kardiak (EMRI)

Mësohet se ai ka qenë duke pushuar bashkë me familjen e tij dhe sapo është futur në det ka gjetur vdekjen, ku dyshimet janë se mund të ketë pësuar një atak kardiak.
Featured image of article: Mbytet i moshuari në plazhin e Shëngjinit, dyshohet se ka pësuar atak kardiak (EMRI)

LEZHË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit, ku një person është gjetur i mbytur në det.  Burime nga vendi i ngjajres bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Besnik Marlika nga qyteti i Krujës.

Po ashtu mësohet se viktima është rreth 78-vjeç, por rrethanat e ngjares së rëndë ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Më tej mësohet se ai ka qenë duke pushuar bashkë me familjen e tij dhe sapo është futur në det ka gjetur vdekjen, ku dyshimet janë se mund të ketë pësuar një atak kardiak.

Personat e ndodhur pranë viktimës kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë por duket se ai ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

Policia ndërkohe ndodhet në vendin e ngjajres për të sqaruar më tej rrethanat, ndërkohë dhe ambulanca ka shkuar në Shëngjin, ku do bëjë dhe tërheqjen e trupit për ta dërguar në morgun e spitalit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment