Sport

Mbappé dhe Ronaldo “puthen” në fushën e lojës, provokimi i artistit para Botërorit të Katarit

Kylian Mbappé dhe Cristiano Ronaldo duke u puthur në fushën e futbollit. Kjo është vepra e re provokuese e Andrea Villa, artistit të rrugës, i riemërtuar Turin Banksy dhe krijuar në kuadër të fillimit të Kupës së Botës në Katar

17 Nëntor 2022, 13:16 Nga DOSJA

Mbappé dhe Ronaldo “puthen” në fushën e lojës,

KATAR- Kylian Mbappé dhe Cristiano Ronaldo duke u puthur në fushën e futbollit. Kjo është vepra e re provokuese e Andrea Villa, artistit të rrugës, i riemërtuar Turin Banksy dhe krijuar në kuadër të fillimit të Kupës së Botës në Katar. “Doja të parashtroja dy probleme kryesore në botën e futbollit, – shpjegon Villa, – E para është çështja LGBT dhe homofobia e fshehtë në mjedisin e futbollit. Unë përshtata Mbappe dhe Ronaldo duke u puthur, ikona të futbollit modern në një botë ku ka lojtarë që janë haptazi homoseksualë (shumë e çuditshme), dhe ku femrat në programet sportive konsiderohen objekte pa tru.

Së dyti - vazhdon Villa - skandalet e trajtimit të komunitetit LGBT në Katar dhe liria e kufizuar e të shprehurit ndaj grave. E turpshme sesi FIFA e ka hedhur kaq hapur imazhin e saj për para frikacake dhe interesa ekonomike”. Posterat në Torino janë postuar në corso Fiume dhe corso Regina Margherita.

E.Ç (Dosja.al)

 

mbappe ronaldo

Sondazh

Poll