Sport

“Katar 2022”/ Argjentina mbërrin në Doha, akomodohet për startin e Kupës së Botës…

Kombëtarja e Argjentinës, një nga favoritët për Kupën e Botës, zbarkoi në Katar brenda natës nga e mërkura deri të enjten.

17 Nëntor 2022, 11:44 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Argjentina mbërrin në Doha, akomodohet

KATAR - Disa orë pas fitores së tyre kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (5-0) në një ndeshje përgatitore, kombëtarja e Argjentinës ka zbarkuar në Katar në orët e vona të natës nga e mërkura deri të enjten, në orën 2:30 të mëngjesit, nisur nga Abu Dhabi.

‘Albicelestët’ janë një nga kandidatët seriozë për titullin botëror në Katar: ajo e vazhdoi ecurinë e saj të ndeshje pa humbje në 36 ndeshje, pas sfidës në Emirate, një rekord i mbajtur nga skuadra italiane që nga viti 2021. Gjatë këtij takimi, Messi shënoi një gol, i 91-ti me kombëtaren.

Argjentina starton finalet e Kupës së Botës "Katar 2022", të martën kundër Arabisë Saudite në Grupin C, ku përfshihen gjithashtu Meksika dhe Polonia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll