Sport

Ofertë e bujshme nga Australia për Ronaldon: “Këtu të gjithë do t'ju duan”...

“Ne mund të mos jemi në gjendje të konkurrojmë financiarisht, por mund ta bëjmë atë në mënyra të tjera. Natyrisht është një ‘bast’”.

17 Nëntor 2022, 12:43 Nga DOSJA

Ofertë e bujshme nga Australia për Ronaldon: “Këtu të

AUSTRALI - Vjen një ofertë e bujshme nga Australia për Cristiano Ronaldon. Drejtori ekzekutiv i A-League, Danny Townsend, pranon se ai u përpoq për asin portugez edhe pse e di se nuk mund të konkurrojë financiarisht:

"Ronaldo thotë se ai nuk merr dashuri dhe respekt nga Manchester United, por me siguri ne këtu në Australi, me siguri do t'i jepnim atij shumë dashuri dhe respekt. Ne mund të mos jemi në gjendje të konkurrojmë financiarisht, por mund ta bëjmë atë në mënyra të tjera. Natyrisht është një ‘bast’, por sigurisht që kemi një propozim bindës për t'u marrë parasysh dhe për të ardhur këtu në Australi,"- ka thënë drejtori ekzekutiv për radion lokale ‘SportsFM’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll