Sport

“Katar 2022”/ Probleme në kufi! Kosta Rika anulon miqësoren kundër Irakut...

Kosta Rika ka anuluar ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës, të planifikuar për të enjten kundër irakianëve, për shkak të një problemi administrativ të hasur në kufirin mes Kuvajtit dhe Irakut.

17 Nëntor 2022, 11:35 Nga DOSJA
“Katar 2022”/ Probleme në kufi! Kosta Rika anulon
Keylor Navas, portieri i Kosta Rikas

KUVAJT - Autobusi i Kosta Rikës nuk ka mundur të kalojë kufirin Kuvajt-Irak të mërkurën. Takimi përgatitor kundër irakianëve, i planifikuar për të enjten në Basra, është anuluar.

“Marrëveshja që parashikonte mos vulosjen e pasaportave nuk është respektuar dhe për këtë është vendosur që të mos hyhet në Irak dhe të anulohet ndeshja”,- sqaroi Gina Escobar, zëdhënësja e federates së Kosta Rikës.

Kosta Rika, e cila ndodhet në Kuvajt për t'u përgatitur për Kupën e Botës, nuk do të luajë një ndeshje miqësore përpara se të nisë finalet të mërkurën kundër Spanjës në grupit E mjaft të vështirë, ku përfshihen gjithashtu Gjermania dhe Japonia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll