Sport

“Katar 2022”/ Gana harron uniformat, studentët italianë i vijnë në ndihmë…

Grupi sportiv i Universitetit Shtetëror të Milanos, kanë vendosur t'u dhurojnë futbollistëve afrikanë 30 uniforma të markës "La Statale".

17 Nëntor 2022, 13:04 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Gana harron uniformat, studentët italianë i

ITALI - Një iniciativë e shkëlqyer nga Italia për të ndihmuar kombëtaren e Ganës. Studentët e CUS-së, grupi sportiv i Universitetit Shtetëror të Milanos, kanë vendosur t'u dhurojnë futbollistëve afrikanë 30 uniforma të markës "La Statale". 

Le të kujtojmë sfondin e ngjarjes: kombëtarja afrikane u nis për në Katar, duke harruar të marrë me vete uniformat. Federata e Ganës i ka nisur tani ato, por koha është e paktë, pasi kombëtarja e Ganës do të debutojë në datën 24 kundër Portugalisë. 

Prandaj erdhi edhe vendimi i studentëve Italianë të Milanos, që dërguan uniformat e tyre të cilat duhet të mbërrijnë në Doha më 20 nëntor. Pakoja shoqërohet me një shënim: "Të dashur miq ganez, kjo është një dhuratë për ju, në shenjë miqësie, sepse keni harruar fanelat".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll