Sport

Reja, shifrat zhgënjyese zbulojnë të ardhmen e tij! Shqipëria ka një vit pa marrë fitore

Ndeshja e fundit miqësore me Armeninë do të vendosë nëse Edoardo Reja do të rinovojë me Kombëtaren shqiptare apo jo.

17 Nëntor 2022, 12:52 Nga DOSJA

Reja, shifrat zhgënjyese zbulojnë të ardhmen e tij!

SHQIPËRI- Ndeshja e fundit miqësore me Armeninë do të vendosë nëse Edoardo Reja do të rinovojë me Kombëtaren shqiptare apo jo. 34 janë ndeshjet e Edoardo Rejas në të cilat 13 janë fitore, 15 humbje e 9 barazime. Me 43 gola të shënuar e 45 të pësuar, për 48 pikë në total. Perfomancat e kuqezinjve nën drejtimin e italianit ishin plot ulje e ngritje.

Rezultatet e fundit ishin zhgënjyese dhe në katedër u ngjitën gabimet individuale. Reja e drejtoi skuadrën edhe në 8 takime kualifikuese të Europianit 2020, 6 në Ligën e Kombeve në divizionin C. Arritja e vetme, rekordi pozitiv në kualifikueset e Botërorit me 18 pikët e marra në 10 ndeshje.

8 janë takimet miqësore nën drejtimin e Rejas, ndërsa ajo që bën më tepër bujë është fakti se kuqezinjtë kanë 1 vit pa fitore. Suksesi i fundit daton më 15 nëntor, atë ndaj Andorra-s përfunduar me shifrat 1-0.

Kandidaturat vazhdojnë të jenë të panjohura, edhe pse padyshim që Armand Duka ka pasur bisedime, ndërsa është folur për italianë e kroatë, që nga Di Biagio deri tek Giampaolo. Kjo gjë do të mësohet vetëm nga fundi i nëntorit, ndërsa Reja pritet ta drejtojë ekipin edhe në miqësoren e fundit ndaj Armenisë.  

E.Ç (Dosja.al)

 

shqiperia fshf reja

Sondazh

Poll