Sport

Leo Messi tregon për fillimet e vështira te PSG: “Po e shijojmë Parisin. Na u desh të largoheshim nga Barcelona brenda natës”

I përshtatur shumë me PSG-në këtë sezon, ‘Pleshti’ duket se ka gjetur veten, pas një sezoni të parë të përzier. Pak ditë para Kupës së Botës me Argjentinën, shtatë herë “Topi i Artë” u rikthye në hapat e tij të parë në Ligue 1…

17 Nëntor 2022, 11:25 Nga DOSJA

Leo Messi tregon për fillimet e vështira te PSG: “Po e

KATAR - Pak kohë para startit të finaleve të Botërorit “Katar 2022”, yllli argjentinas, Lionel Messi ka folur për jetën e tij franceze: “Më pëlqen përherë e më shumë Parisi, e zbuloj qytetin dhe më duket i mrekullueshëm. 

Në vitin e parë, pati një ndryshim të madh. Gjërat ndodhën shumë papritur, nuk ishte qëllimi im të largohesha nga Barcelona dhe gjithçka ishte e papritur. Pas kësaj periudhe të gjatë dhe kohësh të vështira, jam i lumtur ku jetoj dhe unë dhe familja ime po e shijojmë Parisin.

Leo Messi tregon për fillimet e vështira te PSG: “Po e

Ishte e vështirë, kisha qëndruar gjatë gjithë jetën në të njëjtin vend, nuk isha lëvizur kurrë dhe nuk e dija se si ishte të largoheshe. Nuk e prisnim këtë, ndodhi shumë shpejt dhe na u desh të largoheshim nga Barcelona brenda natës. 

Ne u gjendëm në një mjedis të ri. Ne kishim jetën tonë në Barcelonë, miqtë tanë, zakonet tona dhe u gjendëm në një vend tjetër, me një gjuhë tjetër, me një futboll tjetër, me një klimë tjetër, unë vuajta shumë nga kjo. Ishte e vështirë. Por, sot, më pëlqen gjithçka, përfshirë edhe futbollin”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll