Sport

‘Beteja për jetën’ e Sebastien Hallerit nuk ka mbaruar: “Duhet të bëj një tjetër operacion kundër kancerit në testikuj”

“Dua t'ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe forcën që më jepni në këtë kalvar. Mezi pres t'ju takoj të gjithëve".

17 Nëntor 2022, 12:29 Nga DOSJA

‘Beteja për jetën’ e Sebastien Hallerit nuk ka mbaruar:

GJERMANI - Postim prekës në rrjetet sociale nga Sebastien Haller, sulmues i Borussia Dortmundit, i cili bën të ditur publikisht, se duhet t'i nënshtrohet një operacioni të ri në luftën e tij kundër kancerit të testikujve që po e mban larg fushës. 

Qendërsulmuesi 28-vjeçar ka shkruar: "Siç ishte planifikuar që në fillim, pas kimioterapisë kishte disa mundësi për t'u marrë në konsideratë.

Më duhet t'ju them se për mua lufta nuk mbaron këtu, do të më duhet të bëj një operacion tjetër për t’i dhënë fund këtij tumori që më mban larg fushës së futbollit.

Dua t'ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe forcën që më jepni në këtë kalvar. Mezi pres t'ju takoj të gjithëve".

‘Beteja për jetën’ e Sebastien Hallerit nuk ka mbaruar:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll