Sport

“Katar 2022”/ Gjermania zbarkon dhe sistemohet në rezidencën e saj…

Kombëtarja gjermane mbërriti të enjten në Al-Ruwais, ku ndodhet kampi i tyre bazë për Kupën e Botës.

17 Nëntor 2022, 11:56 Nga DOSJA
“Katar 2022”/ Gjermania zbarkon dhe sistemohet në
Manuel Neuer, Hansi Flick dhe Nico Schlotterbeck kanë mbërritur në Katar

KATAR - Pas një grumbullimi të shkurtër përgatitor katër-ditor në Oman dhe një fluturimi pak më shumë se një orë, nga Muscat në Doha, kombëtarja gjermane u vendos të enjten në Al-Ruwais, në Zulal Wellness Resort, në veri të gadishullit. Një orë e gjysmë nga qendra e kryeqytetit të Katarit.

Gjermanët luajtën dhe fituan një ndeshje përgatitore të mërkurën në mbrëmje kundër Omanit (1-0). Ata hyjnë në garë të mërkurën (14:00) kundër Japonisë në Grupin E, ku më pas do të përballen me Spanjën dhe Kosta Rikën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll