Politike

Flutura Açka tregon pse u përlot për Grida Dumën: Zëri i saj i dridhur erdhi si goditje e fortë për mua

Ajo vetë tha se politikën do e linte vetëm për librin

17 Nëntor 2022, 10:04 Nga f.g
Flutura Açka tregon pse u përlot për Grida Dumën:
Flutura Acka

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka shpjeguar emocionet që ka përjetuar në momentin kur Grida Duma njoftoi largimin nga politika dhe partia. Në një bisedë për Goca dhe Gra, Açka tha se u prek nga zëri i Dumës por edhe nga dijenija e saj për arsyet e ikjes së saj. 

“Lotët e mi ishin goditje e momentit, një goditje e fortë e madhe. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin… edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit.Kam përshtypjen se mjedisi në PD nuk është akoma aq i shtruar sa të jetë dashamirës. Kjo është një nga arsyet mendoj unë. As unë vetë nuk e gjej veten, nuk jam në ujëra aq të sigurta. Projeksioni im ishte ndryshe”.

Ajo vetë tha se politikën do e linte vetëm për librin. /Dosja.al

Një javë më parë, kur deputetja Grida Duma njoftoi largimin nga PD dhe dorëzoi mandatin, në Kryesinë e Kuvendit e shoqëronin deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka. Të dy u panë të përlotur kur Guma po mbante fjalimin ndërsa gjesti i tyre u cilësua si i tepërt./Dosja.al

flutura acka grida duma

Sondazh

Poll