Politike

Porti i Durrësit/ Rama: Po bëjmë atë që bënë Mali i Zi e Barcelona, një projekt i tillë rrit pagat e ndikon tek çdo shqiptar

Sipas Bejlerit, kjo është ‘sakrificë’ që ajo bën për të mos e lënë edhe partnerin pa gjumë.

16 Nëntor 2022, 17:54 Nga F.M
Porti i Durrësit/ Rama: Po bëjmë atë që bënë
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama tha se Porti i Durrësit do ta bëjë Shqipërinë si Malin e Zi. Në një takim ne Berat, Rama tha se Mali i zi u zhvillua nga ana ekonomike dhe rriti pagat pasi investoi në port. Ai tha se e njëjta gjë ka ndodhur me Barcelonën dhe do të ndohë me Shqipërinë gjithashtu.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shikoni sot Malin e Zi, është vnedi me pagat më të larta në rajon, prej kohësh. Sepse ka ndërtuar shumë vite më parë, një port, që është shumë më i vogël se ky që do të bëjmë ne, shumë më pak atraktiv se ky që do të bëjmë ne, shumë më pak atraktiv në kontekstin e sotëm, por që në atë kohë ishte një portë e madhe e hapur në mesdhe, e re, e cila bëri këtë që po ju them, e ngriti Malin e Zi në një nivel tjetër dhe e shkëputi komplet nga e gjithë pjesa tjetër e rajonit. Duke bërë që përmes kësaj porte të hyjnë turistë që shpenzojnë më shumë dhe investime që sjellin shumë më tepër punësim cilësor dhe opaga të larta. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Portin e Durrësit. Ndërkohë që ne po ndërtojmë dhe portin e ri tregtar, një port për sfidat e kësaj kohe, sepse porti ekzistues i Durrësit është në standartet e stadiumit që nuk pranonte të luante asnjë skuadër më e që UEFA dhe FIFA thanë 'stop'. Dhe një port tregtar i përmasave që ne duam dhe duhet të ketë porti tregtar më i madhi i Shqipërisë, që është kthyer sot në një nyje strategjike në kontekstin e ri, por s'dua ta zgjas më këtë temë tani, duke përpunuar volume shumë më të mëdha se sa mund të përpunojë ky ekzistuesi, është një vlerë e shtuar, por një vepër që nuk ndërtohet në mes të qytetit në të gjitha rastet. Ajo që po bëjmë ne pas kësaj kohe është ajo që kanë bërë qytetet e tjera që kanë kthyer në një histori suksesi. Mjafton të shikoni Barcelonën që pas Lojërave Olimpike ndryshoi totalisht trajektoren, ndryshoi Portin, etj, etj. Të gjithë duhet ta ndjekim këtë luftë barbare të atyre të mallkimit të 1912, për ta kuptuar se çfarë janë në gjendje t'i bëjnë ata çdo shqiptari që duan të shohin të mira në këtë vend. Sepse ajo që do të bëjmë ne në Durrës do të ndikojë jetën e çdo shqiptari. Nuk diskutohet që ne do ta bëjmë portin e Durrësit e të gjitha gjërat që kemi nisur. Për këdo që dëshiron të shikojë se ku ne duam të mbërrijmë, duhet të kthejë kokën dhe të shohë ku u nisëm. 

edi rama

Sondazh

Poll