Politike

FOTOT/ Rikthehet Basha? Deputeti i PD-së zhvillon takim me anëtarë të selisë blu, krah i qëndron Pampuri

Të pranishëm janë edhe Arben Shkoza, kryetari i degës, Fredi Loka, Abas Tafa dhe anëtarë të shumtë të PD-së. Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë takim apo nëse kjo mbledhje është vetëm një nga hapat që ka ndërmarrë Basha për rikthimin në gjirin e PD-së.

16 Nëntor 2022, 22:55 Nga F.M
FOTOT/ Rikthehet Basha? Deputeti i PD-së zhvillon takim me
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është rikthyer mbledhjeve me kolegët e tij pas dorëheqjes si kryetar i selisë blu. Tetë muaj pas largimit të tij nga zyra dhe shfaqjes së herëpashershme në ndonjë seancë plenare, Basha siç duket ka vendosur të ‘rikthehet’. Ai është fotografuar në mbledhjen e demokratëve të degës nr.12 të Tiranës. E pranishme në këtë mbledhje është edhe deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri, një nga personat që e mbështet Bshën e grupimin e Enkelejd Alibeajt.

Të pranishëm janë edhe Arben Shkoza, kryetari i degës, Fredi Loka, Abas Tafa dhe anëtarë të shumtë të PD-së. Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë takim apo nëse kjo mbledhje është vetëm një nga hapat që ka ndërmarrë Basha për rikthimin në gjirin e PD-së.

Ai është i vetmi deputet për të cilin kryedemokrati Sali Berisha nuk e ka më derën të hapur, të paktën deri në momentin që do të sqarojë lobingun e 500 mijë dollarëve ruse në PD. Berisha delegoi Kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka për një negociatë me grupin e Alibeajt që u përfaqësua nga Gazment Bardhi, por palët nuk arritën asnjë dakortësi. Njohja e Berishës dhe Primaret ishin kushtet e papranueshme për Alibeajn. Kështu, të dyja grupimet e PD-së kanë vendosur të shkojnë të ndarë në zgjedhjet e lokale të 14 majit.

lulzim basha oriola pampuri

Sondazh

Poll