Politike

Rruga Lekaj-Fier, PD: Drejtësia të nisë hetimet, janë 320 milionë euro vjedhje

Partia Demokratike shprehet se qeveria po paguan kompaninë 50% më shtrenjtë se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit. Sipas PD vlera e vjedhjes përllogaritet deri në 320 milion euro.

16 Nëntor 2022, 18:24 Nga e.k
Rruga Lekaj-Fier, PD: Drejtësia të nisë hetimet, janë 320
Klevis Balliu

TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike Klevis Balliu i kërkoi organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet në lidhje me projektin e ndërtimit të rrugës Lekaj-Fier. Partia Demokratike shprehet se qeveria po paguan kompaninë 50% më shtrenjtë se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit. Sipas PD vlera e vjedhjes përllogaritet deri në 320 milion euro.

"Kështu segmenti Lekaj -Fier do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro. Në total, të paktën deri tani- sepse nuk mund të përjashtohen që gjatë rrugës kosto të ‘rilindin’, bëhet fjalë për 90 km rrugë dhe 837 milion euro. Duhet të theksojmë se të dy segmentet e kësaj rruge, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më të shtrenjta se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit", tha Balliu.

DEKLARATA E PLOTË:

Vjedhjet e çarter-qeverisë nuk kanë të ndaluar. Abuzimit ekzistues me dy segmente të autostradës Milot-Fier, për të cilën janë akorduar 837 milion euro, sikur të mos mjaftonin, i shtohen edhe një treqindshe tjetër. Kështu segmenti Lekaj -Fier do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro. Në total, të paktën deri tani- sepse nuk mund të përjashtohen që gjatë rrugës kosto të ‘rilindin’, bëhet fjalë për 90 km rrugë dhe 837 milion euro.  
 Duhet të theksojmë se të dy segmentet e kësaj rruge, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më të shtrenjta se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit.  
 
Nuk janë këto kostot e vetme për qytetatët shqiptarë, të cilëve 1 km rrugë në fushë u kushton 3-4 fish më shumë se në një vend të BE. Pas përfundimit të Milot-Fier kjo rrugë do të jetë me pagesë, ashtu si dhe Rruga e Kombit. Kësisoj qytetarëve shqiptarë u duhet të paguajnë tri herë për të njëjtën rrugë: për kostot e saj, vjedhjet e qeverisë dhe pastaj për të udhëtuar në të. Këto janë rrugët pa krye të Edi Ramës që kthehen në humnera financiare për takspaguesit shqiptarë.
 
Partia Demokratike u kërkon organeve të drejtësisë të nisin hetimet për këtë abuzim të ri, i cili, pikërisht se ka precedentë, duke mos qenë i pari, e bën edhe më të rëndë dhe fyese shkeljen. I kuptojmë opinionit publik se ne jemi forca politike qeveria e së cilës ndërtoi Rrugën e Kombit, mes maleve më të ashpra të Ballkanit, me dyfishin e gjatësisë së Milot-Fier, dhe të njëjtat kosto. Ky është standardi ynë. Me qeveri që kanë vjedhjen të vetmin standard, Shqipëria është në rrezik.

klevis balliu partia demokratike

Sondazh

Poll