Politike

Meta prezanton paketën me 9 pika: Shërbejnë për periudhën e krizës, do ia prezantojmë qeverisë

Ndërsa për bujqësinë do të kërkojnë heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore, si dhe lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore.

16 Nëntor 2022, 19:37 Nga F.M
Meta prezanton paketën me 9 pika: Shërbejnë për
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar një paketë me 9 pika për krizën që ka kapur vendit. Gjatë mbledhjes së kryesisë së PL-së, Meta u shpreh në pikat që ata kanë vendosur në paketë është anullimi i  rritjes së aksizës për prodhuesit e birrës dhe të verës, shtyrja e taksimit për profesionet e lira si dhe anullimin e vendosjes së gjobave në 10 fish për shkeljet administrative. Po ashtu pikat e pakës kanë përfshirë edhe arsimit, për të cilët do të kërkojnë mbështetje për studentët, rritjen e pagës për pedagpgët e mësuesit, rritjen për kërkimin shkencor. Ndërsa për bujqësinë do të kërkojnë heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore, si dhe lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore.

Amendamente:

-Anullimin e rritjes se aksizes per prodhuesit e birres dhe te veres vendas te vegjel, per arsye se rritja e saj demton prodhimin vendor, rrit papunesine dhe favorizon importin e ketyre produkteve. Ky unifikim i aksizes vjen ne kundershtim me direktiven 92/84/KEE te BE dhe i vendos keta prodhues ne dizavantazh te thelle me prodhuesit e medhenj.

-Shtyrjen e taksimit per profesionet e lira deri ne kalimin e krizes per te mos renduar ne menyre te menjehershme rritjen e barres fiskale ne kete periudhe dhe per te mos i dekurajuar ata per te mos u larguar nga vendi. Dekurajimi i kapitalit njerezor aq te domosdoshem per zhvillimin e vendit

-Anullimin e vendosjes se gjobave ne 10 fish per shkelje administrative e cila eshte si nje ndryshim ligjor antikushtetuese dhe nuk merr ne kosiderate parimin e propocionalitetit.

Amendamentet e arsimin:

1 - Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.
( Për studentët nuk është parashikuar asnje mbështetje financiare në Pr.buxhetin e 2023)

2 - Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.
( Në Pr.buxhetin 2023 është parashikuar vetem 0.05% PPB )

3 - Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, ndaj në projekt buxhetin e 2023 do kerkojmë që rritja të jetë 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.
( Në Pr. buxhet është parashikuar vetëm 7% rritje page për pedagoget)

4 - Do të kërkojmë rritjen e pagave 12% të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jeteses.
( Në Pr.buxhet është parashikuar rritje page për mësuesit 6% i cili fillon në Korrik 2023)

5 – Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.
( Në Pr. buxhet parashikohen libra falas të përdorur)

-Do te kerkohet rritja e pages se mjekeve ne masen 12% duke filluar nga 1 janari
Bujqesia:
1.Heqja e TVSH për imputet bujqësore.
2. Lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore.
3. Një shtesë prej 5 miliardë Lekë, për mbështetjen e prodhimit bujqësor-blegtoral, agroindsturial dhe marketingut.

Keto jane kerkesa teresisht realiste madje do te thosha minimaliste.

ilir meta

Sondazh

Poll