Politike

VENDIMET/ Meta mbledh kryesinë e PL: Të anulohet akciza e birrës, të rriten pagat e pedagogëve

Kështu në vendimin e bërë publik për mediat bie në emërimi i avokatit Genc Gjokutuaj në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet e Brendshme. Ndërkohë deputetja Eris Xhixho do të drejtojë Komisionin për Integrimin Europian ndërsa ish- ambasadorit Agim Nesho i është besuar Politika e Jashtme.

16 Nëntor 2022, 20:44 Nga e.k
VENDIMET/ Meta mbledh kryesinë e PL: Të anulohet akciza e birrës,
Kryesia e Partisë së Lirisë

TIRANË- Kryesia e Partisë së Lirisë u mblodh mbrëmjen e sotme ku janë bërë disa propozime për daljen nga kriza. Gjatë fjalës së tij, Meta ka bërë një sërë propozimesh ditën e sotme për të kaluar nga kriza që ka kalpuar vendin, të cilat nisnin që nga rritja e pensioneve, te rritja e pagave të pedagogëve dhe mësuesve si dhe heqja e TVSH-së për imputet bujqësore. Meta po ashtu ka kundërshtuar edhe projektin për Portin e Durrësit, sipas së cilit po bëhet një vjedhje e madhe. Po ashtu janë mësuar emrat drejtuesve të rinj të Sekretariateve të partisë. Kështu në vendimin e bërë publik për mediat bie në emërimi i avokatit Genc Gjokutuaj në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet e Brendshme. Ndërkohë deputetja Eris Xhixho do të drejtojë Komisionin për Integrimin Europian ndërsa ish- ambasadorit Agim Nesho i është besuar Politika e Jashtme.

VENDIMET:

Kryesia e Partisë së Lirisë, nën drejtimin e Kryetarit të partisë, z.Ilir Meta në mbledhjen e sotme vendosi:

Z.Petraq Milo - Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave

Z.Edmond Panariti - Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

Z.Agim Nesho - Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Znj.Erisa Xhixho - Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

Z.Genc Gjokutaj - Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme

Znj.Kejdi Mehmetaj - Kryetare e Komisionit për Arsimin

Znj.Silva Caka - Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore

Z.Roni Telegrafi - Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin

Znj.Aurela Agalliu - Kryetare eomisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen

Z.Klodian Gradeci Kryetar i Komisionit te Energjetikes

Kryesia e Partisë së Lirisë, e cila u drejtua nga kreu i kësaj force politike Ilir Meta u mblodh mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00. Në fjalën e tij për mediat para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura kreu i PL-së Ilir Meta prezantoi 9 amendamente që sipas tij do të ndihmojnë në zgjedhjen e krizes ekonomike. Amendamentet përfshijnë sektorë të ndryshëm nga ekonomia, arsimi dhe anulimi i gjobave të pushtetit vendor.

partia e lirisë ilir meta

Sondazh

Poll