Politike

Porti i Durrësit/ Meta: Ky po bën për budallenj shqiptarët, 12 mijë vendet e punës dhe 2 mld eurot janë mashtrim

Gjatë fjalës së tij, Meta ka folur për aferën e Portit të Durrësit, për të cilën tha se Rama po kërkon të bëj për budalla shqiptarët.

16 Nëntor 2022, 19:39 Nga F.M
Porti i Durrësit/ Meta: Ky po bën për budallenj shqiptarët,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbledhur kryesinë e PL-së pasditen e sotme. Gjatë fjalës së tij, Meta ka folur për aferën e Portit të Durrësit, për të cilën tha se Rama po kërkon të bëj për budalla shqiptarët. Po ashtu ai theksoi se 12 mijë vendet e punës dhe 2 mld euro përfitim janë mashtrime.

"Grabitësi kryesor kërkon ta falenderojnë për grabitjen dhe që kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët e durrsakët. Faktet, të rënda. Skandal shokues. Shkatërron investim historik e të rinj e tha se po i bën për të shtuar 12 mijë pune. Nuk harruat besoj si gënjeu për aeroportin e Kukësit se do hapte 12 mijë vende pune, kur atje skanë ngelur as 12 mijë banorë. 2 mld euro që do vinin menjëherë, është mashtrim. Eurot e tjera janë model i pallateve dikur në Tiranë, shit apartamente e bli tulla, pastrim parash që do vijojë për 20 vite," tha Meta.

ilir meta porti i durresit

Sondazh

Poll