Politike

Pranoi zyrtarisht mandatin, Nebijaj: Do jetë privilegj për mua, nesër dorëzohet formulari

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nebiaj ka theksuar se do të jetë privilegji i saj më i madh që të përfaqësoj njerëzit që e besuan dhe e votuan.

15 Nëntor 2022, 18:35 Nga I.A
Pranoi zyrtarisht mandatin, Nebijaj: Do jetë privilegj për mua,
Ori Nebiaj

TIRANË- Oriela Nebijaj pasi ka pranuar zyrtarisht mandatin e deputetes ka bërë dhe reagimin e saj të parë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nebijaj ka theksuar se do të jetë privilegji i saj më i madh që të përfaqësoj njerëzit që e besuan dhe e votuan. Po ashtu ajo ka shtuar se ditën e nesërme do të dorëzojë pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit. 

Postimi i Plotë:

Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër!

Lëvizja erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit

grida duma oriela nebijaj

Sondazh

Poll