Sport

Nuk u thirr për Kupën e Botës, mbrojtësi i Milanit merr ofertë për opionist nga një portali ‘porno’

“Në këmbim të rolit tuaj si ‘Komentatori i Kupës së Botës’ të StripChat, ne do të jemi të gatshëm t’ju kompensojmë deri në 250.000 dollarë. Përveç se do t’ju ofrojmë ‘tokena’ të pakufizuara (monedhë në StripChat) dhe mund të përmirësosh kështu humorin”…

12 Nëntor 2022, 18:33 Nga DOSJA

Nuk u thirr për Kupën e Botës, mbrojtësi i Milanit merr

ANGLI - Fikayo Tomori, 24-vjeçari që nuk është thirrur nga Gareth Southgate për Kupën e Botës në Katar me ‘Tre Luanët’ e Anglisë, ka marrë një propozim të ‘pistë’. Mbrojtësi i Milanit i është ofruar nga një faqe interneti një shumë të çmendur, për ta patur si opinionist për Kupën e Botës.

Max Bennett, zv/president i StripChat, i ka dërguar një ftesë të çuditshme mbrojtësit anglezit Tomori. Faqja është e gatshme t’i ofrojë 250.000 dollarë për muajin e Botërorit, mjafton që ai të jetë i pranishën me opinionet e tij në të. Pas ofertës zyrtare, faqja e postoi ofertën online.

Zv/presidenti Bennet i bëri “ngushëllimet” e rastit mbrojtësit për mungesën e grumbullimin e ‘Tre Luanëve’, pastaj doli te propozimi: “I dashur Fikayo Tomori, doja të shpreh ngushëllimet e mia që nuk u thirre në skuadrën angleze të Kupës së Botës 2022. Ndërsa kombëtarja drejtohet për në Katar, ti do të shkosh në shtëpi në Angli për ta parë në televizor. Besoj se për ty ka një mundësi unike që të punosh me StripChat, si eksperti ynë special në Kupën e Botës. Ndërsa sheh ndeshjet nga shtëpia, mund të transmetosh njëkohësisht në StripChat për audiencën tonë globale dhe të ofrosh komente dhe analiza të menjëhershme mbi ndeshjet”.

Nuk u thirr për Kupën e Botës, mbrojtësi i Milanit merr

Bennet më pas specifikon kompensimin: “Në këmbim të rolit tuaj si ‘Komentatori i Kupës së Botës’ të StripChat, ne do të jemi të gatshëm t’ju kompensojmë deri në 250.000 dollarë. Përveç se do t’ju ofrojmë ‘tokena’ të pakufizuara (monedhë në StripChat) dhe mund të përmirësosh kështu humorin… Sigurisht duke ndërvepruar me cilëndo nga mijëra modelet tona të bukura, nëpërmjet një sesioni me kamera private. Mund ta shpërblesh MVP-në e zgjedhur prej teje me seanca private falas pas çdo ndeshje. Në këtë mënyrë mund të mbështesësh shokët tuaj të skuadrës edhe kur je në shtëpi. Merr pak kohë për të shqyrtuar ofertën time. Shpresoj të punoj me ju!”. Një ofertë, që megjithatë Tomori vështirë se do ta pranojë.

 B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll